KPM-ja do ta shqyrtojë pezullimin e licencës së Klan Kosovës

Komisioni i Pavarur i Mediave bëri të ditur se është vënë njoftuar se sot Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ia ka pezulluar certifikatën e biznesit shoqërisë tregtare “Klan Kosova” SHPK.

“Komisioni është duke e analizuar rastin konform Ligjit për KPM-në dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me dhënien e licencës dhe vlerësimin e aplikacioneve për licencë”m thuhet në njoftimin .

KPM njofton se do ta trajtojë këtë çështje, në mbledhjen e sajë, të premten më 16 qershor 2023.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar, më herët, se ka iniciuar kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Republikës së Kosovës, ndaj Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, zyrtarëve përgjegjës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe personave përgjegjës të kompanisë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Go to TOP