Kusari: Vendimi i ARBK-së për Klan Kosovën, vendim politik i mirëorkestruar nga Qeveria

Vendimi i ARBK-se për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është vendim me bazë të gabuar ligjore, jashtë kompetencave të saj, arbitrar, pa justifikim të duhur dhe ka vetëm një qëllim – të ushtrojë kontroll totale në Klan Kosova dhe në mediat tjera.

Kështu ka thënë juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, e cila ka theksuar se vendime të tilla “janë shumë të ngjashme me vendimet që i marrin autoritetet në Turqi, Poloni, Hungari, Greqi apo Bullgari kundër mediave”.

“Vendimi i ARBK-së nuk është dokument juridik, është vendim politik i mirë-orekstruar nga kjo qeveri dhe do të ketë pasoja të tmerrshme për demokracinë e vendit tonë”, ka theksuar Kusari.

Kujtojmë se MINT, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka marrë vendim për pezullim të certifikatës së biznesit të kompanisë Klan Kosova.

Go to TOP