‘Parada e Krenarisë’, Kelmendi me reagim shumë të ashpër, e krahason Kurtin me Millosheviçin!

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ashpër pas pjesëmarrjes së kryeministrit Albin Kurti në ‘Paradën e Krenarisë’.

Kelmendi ka shkuar larg, duke krahasuar Albin Kurtin me Slobodan Millosheviçin!

“Kryeministri Kosovës Albin Kurti sot paska dalë publikisht me promovu shkatërrimin e familjes kosovare.  Me këtë vepër, Albin Kurti nuk dallon nga Sllobodan Millosheviqi”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Tutje, ai ka shkruar se, “nëse Millosheviqi  me plumba i vrau familjet kosovare, Kurti me  “dashni ndaj b…” po i vret  familjet kosovare” (Sic!).

Shkrimi i tij, pa ndërhyrje:

Albin Kurti sikur Sllobodan Millosheviqi! 
Kryeministri Kosovës Albin Kurti sot paska dalë publikisht me promovu shkatërrimin e familjes kosovare. 
Me këtë vepër, Albin Kurti nuk dallon nga Sllobodan Millosheviqi. 
Nëse Millosheviqi  me plumba i vrau familjet kosovare, Kurti me  “dashni ndaj b…” po i vret  familjet kosovare.

Go to TOP