Keqpërdori besimin brenda një kompanie dhe mori një shumë parash, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka keqpërdorur besimin brenda një kompanie dhe ka arritur të përvetësoj një shumë parash.
Policia e Kosovës për një njoftimi ka bërë të ditur se rasti është paraqitur dje, dhe se i dyshuari është V.R., 32-vjeç.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit.
