Forcat e KFOR-it pozicionohen te Kërrshi i Dudës(FOTO)
Forcat paqeruajtëse të KFOR-it janë pozicionuar te Kërrshi i Dudës, pas tensioneve në komunat veriore, pasi me ndihmën e Policisë së Kosovës u vendosën kryetarët e rinj në zyrat e reja.
Sipas pamjeve të siguruara nga Klan Kosova, shihen një numër i madh i automjeteve të KFOR-it.

Sot, ka pasur disa tensione mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës në Zveçan. Ndërsa pas këtyre tensioneve, tani atje situata është e qetë.
