Këtë vit në Rahovec, më pak perime e më shumë drithëra të mbjella
Kushtet klimatike të pranverës së këtij viti nuk ishin të favorshme për bujqit në Kosovë. Por edhe mungesa e punëtorëve ka bërë që në komunën e Rahovecit, e cila njihet si potencial për zhvillimin e bujqësisë, të bien sipërfaqet e mbjella me perime. Por janë rritur ato me drithëra, pasi këto kultura kërkojnë më pak krah pune dhe nga bujqit thonë se subvencionohen më shumë.
Pranvera kalendarike për bujqësinë ka kohë që ka ardhur, mirëpo fermerët janë vonë me punët e stinës.
Naxhije Hoti është 77 vjeçe nga Rugova e Hasit. Ajo bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes nxitojnë t`i mbjellin fidanët e kulturës së specit.
“Toka është e jona veç rruga është e keqe e po na bie larg të vijmë , po na humbë kohë edhe shi”, thotë Naxhije Hoti nga Rugova e Hasit.
Edhe Xhavit Rexhapi nga Celina e Rahovecit i ka angazhuar të gjithë familjarët për t`i mbjellë në fushë të hapur fidanët./rtk
