Veprimet e opozitës e acarojnë qeverinë

Tri ditë rresht me ankesa për të njëjtën gjë.

Pushtetit s’po i pëlqen hiç që opozita po ia konteston projektligjet në Gjykatën Kushtetuese duke shtuar se kështu po u pengohen reformat që këta po duan t’i bëjnë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mërkurën, shefi i saj në qeveri Albin Kurti të martën e kolegu i Financave, Hekuran Murati të hënën, theksuan se minoranca po u nxerr telashe.

Partia më e madhe opozitare, këto deklarata po i sheh si mosdije për të qeverisur, njofton Klan Kosova.

PDK-ja thotë se po kundërshton me instrumente parlamentare e jo vrazhdë siç bënte VV dikur.

Edhe shoqëria civile i vlerëson të pavenda akuzat e partisë në pushtet ndaj rivalëve.

Sipas FOL-it, ligjet duhet hartuar mirë e konform Kushtetutës që të njëjtat të mos hidhen poshtë.

Go to TOP