Nora në duet me Brunon, reagon Roberti

Javë më parë u paralajmërua projekti më të ri nga dy artistët, Bruno dhe Nora Istrefi. 

E momenti i publikimit po vjen. Bëhet e ditur se kënga do të publikohet të mërkurën pasdite.

Ky bashkim forcash ka shkaktuar edhe reagimin e Robertit. 

Ai e ka shpërndarë këngën në rrjetet e tij sociale. 

Roberti e ka bërë këtë veprim përkrahës për ish-bashkëshorten e tij dhe kolegun, të cilin e ka pasur edhe në program pas daljes nga Big Brother VIP Kosova. 

Një raport të tillë, Roberti e ka pasur në vazhdimësi duke shpërndarë projektet e Norës pavarësisht që në aspektin personal i ndanë rrugët pas 15 vitesh bashkë.

robert
Go to TOP