Ministri Peci për ligjin e duhanit: Ligji është që të zbatohet strikt dhe e kam detyrë që t’a zbatojë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci për respektimin e ligjit të duhanit ka thënë se ka marrë shumë kritka rreth kësaj sipas tij, nga ata që nuk e duan rendin dhe ligjin.
“Ligji është që të zbatohet strikt…Unë e kam detyrë dhe mandat me e zbatu”, ka thënë ministri Peci teksa shton se ishte habitur që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) nuk kishte marrë ndonjë veprim lidhur me këtë çështje për një kohë të gjatë.
“Ne për dy muaj kemi fatkeqësisht më shumë gjoba se sa 10 vjet AUV për këtë çështje”, ka thënë tutje ministri Peci në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.
Ministri i Bujqësisë është shprehur se nuk është pretendimi i tij të ia ndaloj askujt pirjen e duhanit, por sipas tij nuk lejohet ky veprim në hapësira ku është e ndaluar me ligj.
“Nuk është pretendimi im me ja ndal askujt duhanit por jo në hapësira ku është e ndaluar me ligj”, ka shtuar ministri Peci.
Minsitri Peci ka thënë se në bazë të statistikave Kosova flitet se për kokë banori ka numrin më të madh të të prekurve të qytetarëve me kancerin. Sipas tij, në listë të “top faktorëve ose shkaktarëve” që ndikojnë janë dhe hapësirat publike me duhan.
