Albina Kelmendi për “Eurovision”-in: I treguam botës se nuk ka çmim që na shmang nga kultura jonë
Këngëtarja Albina Kelmendi ka reaguar për herë të parë pas finales së Eurovisionit, ku u rëndit e 22-ta.
Ajo ka thënë se mbështetja e shqiptarëve bëri që kënga “Duje” të jetë fituese morale, pasi ajo tregoi se për këtë këngë është punuar gjatë.
Kelmendi tha se në Eurovision gjëja e rëndësishme është që paraqiti vetën si shqiptare dhe kulturën shqiptare.
“Ne jemi te lumtur dhe krenare qe arritem ta perfaqesojme Shqiperine me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirterore!
Une, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kesaj vepre dhe stafi jone qe punuam aq shume pa kursyer asgje nga vetja jone u shperblye me mbeshtetjen e juaj, fillimisht duke na votuar qe te shkojme ne finale dhe ne fund i treguam botes qe jemi shume, jemi Shqiptare dhe nuk ka qmim as privilegj qe na shmange nga kultura jonë.
Fjalet jane te pakta te ju falenderojme dhe eshte e veshtire te gjeje fjalet e duhura ta pershkruaj gjithe dashurine qe kemi mar keto dite nga ju!”, shkroi ajo në Facebook.
