Albina dhe Familja Kelmendi përfundojnë me sukses performancën e tyre në gjysmëfinalen e ‘Eurovision 2023’
Sonte (e enjte) po mbahet nata e dytë gjysmëfinale e ‘Eurovision 2023’.
Shqipëria prezantohet këtë vit nga Albina dhe Familja Kelmendi të cilën kaë përfunduar me sukses interpretimin e këngës së tyre “Duje”.
Ata janë ngjitur në skenë të katërmbëdhjetët me radhë, me ç’rast numri 14 do të jetë edhe kodi me të cilin ata do të mund të votohen nga publiku.
Mund të votohet nga të gjitha shtetet të cilat janë prezantuar në natën e dytë në gjysmëfinale si dhe nga tri shtetet që janë kualifikuar automatikisht në finale (Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Spanja).
Prev Post
Parashikimi i motit për të premten
