Keisi e la të hapur ribashkimin, Kristi bën deklaratën që i çuditi të gjithë

Krist Aliaj ka dhënë një intervistë të shkurtër për emisionin “Shqipëria Live”, ku është shprehur se muajin e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP” e ka pritur që të jetë finalisti i dytë ose edhe fitues.

I pyetur se kë ka takuar të parin pasi doli nga BB VIP, Kristi tha emrin e Olta Gixharit. Ndërsa nga familjarët, ai tregoi se ka takuar mamanë e tij.

Kur u pyet për Keisin, me të cilën krijoi një lidhje në shtëpi, Kristi i vuri kapakun dhe tha se nuk do të ketë më asgjë mes tyre. 

-640-0-a95f9785-24f5-4e61-ac60-155a2f7f9459-1683560516.jpeg

“Me Keisin nuk do ketë asgjë, po e mbyll njëherë e mirë”, tha shkurt Kristi.

-640-0-screenshot-4-1683560507.jpg

Ndërkohë kujtojmë se Keisi pas daljes nga shtëpia e BB VIP është shprehur se do shohë se si do shkojë raporti me Kristin dhe priste që ai t’i shkruante.

Go to TOP