Kiara shfaqet e mrekullueshme në setin me fustan të gjatë

Kiara Tito vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes falë pjesëmarrjes në ‘Big Brother VIP Albania 2’ e sidomos për shkak të lidhjes së saj me Luiz Ejllin.

Moderatorja ishte pjesë e spektaklit televiziv nga fillimi, ndërsa pas një eliminimi u rikthye në shtëpi për ta vazhduar romancën me partnerin e saj.

luikiarafk-380x233.jpg

Ndërsa në natën finale, kur partneri i saj u shpall fitues, ata e kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre të dashurisë.

kiara1.jpg

(Foto: Instagram/kiaratito)

Dhe tani kur ka përfunduar ‘BBVA 2’, Kiara dhe Luizi janë në qendër të vëmendjes dhe kërkohen nga të gjithë.

Në një nga publikimet e fundit në rrjetet sociale, bukuroshja është shfaqur e mrekullueshme me një set fotografik, në të cilin ka pozuar me fustan të gjatë.

Go to TOP