Ky është i dyshuari për vrasjen në Malishevë, dyshohet se privoi nga jeta xhaxhain e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në oborrin e familjes Berisha në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një person për një konflikt pronësor dyshohet se ka privuar nga jeta xhaxhain e tij.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Berat Berisha, 38-vjeçar.
Burimet kanë bërë me dije se motivi i vrasjes dyshohet të lidhet me një pronë, teksa i dyshuari është nipi i viktimës.
Sinjali mëson se i dyshuari jetonte në Angli dhe para pak ditësh ka ardhur në vendlindje.
