Ministria e Shëndetësisë ka filluar hartimin e Planit të Veprimit për personelin mjekësor dhe paramjekësor në Kosovë
Prishtinë, 27.04.2023
Të enjten është mbajtur takimi në Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për përgatitjen e Planit të Veprimit për personelin mjekësor dhe paramjekësor në sistemin shëndetësor të Kosovës dhe në institucionet tjera relevante, transmeton Kosova.info.
Në takim, përveç grupit punues të Ministrisë së Shëndetësisë, morën pjesë edhe përfaqësues nga kampi paqeruajtës në Bonsteel dhe Ekipi Ndërlidhës dhe Këshillues i NATO-s në Kosovë (NALT).
