Reagimi i gazetares pas pretendimeve të Luiz Ejlit: Djemtë e rritur në fshat janë të prapambetur
Për moderatoren dhe gazetaren Albana Bejko, djemtë e rritur në fshat ose në zonat perfierike janë të prapambetur.

Ajo foli në Top Channel dhe shkak u bë një deklaratë e personazhit të famshëm shqiptar për momentin në Big Brother, Luiz Ejlli, i cili tha se nuk do të donte në familje një vajze që merr pjesë në shfaqje të tilla si “Përputhen”.

“Ai është rritur në një rreth pak periferik, pak provincial. Dhe nuk flas për Shkodrën se e konsiderojmë djep të kulturës, por komunitetin ku është rritur”, tha Albana Bejko, për të cilën djemtë e periferisë, nuk janë shumë mëndjehapur.

