“Nuk lejoj askënd të më ulë mua vlerat”, Efi përplaset ashpër me Luizin

Gjatë javës u komentua gjërë e gjatë shpallja e Efit finalist. Kjo e fundit spektaklin e shkuar, u shpall finalistja e dytë, gjë e cila nga një pjesë e mirë e banorëve nuk u prit edhe aq mirë.

Banorët komentuan edhe marrëdhënien mes Efit dhe Luizit gjatë këtyre ditëve, më saktë pas daljes së Kiarës.

Disa mendojnë se Efi ka frikë të përballet me Luizin, disa të tjerë thonë se ata duan të faktorizojnë njëri-tjetrin.

Fakti që dy u shpallën finalistë, ka bërë që dy banorët të përplasen gjatë javës.
Efi: Paralajmërimi im është bërë disa herë ndaj Luizit. Me paturpësinë më të madhe, Luizi thotë që unë jam një gocë nga “Përputhen”. Ai të nesërmen vjen e më thotë mua që e bën për lojë. Ky njeri flet çfarë t’i vijë në mend, e më pas bëhet pishman që atë që thotë. Fakti që thotë që ai më nxori finaliste është e pakuptimtë. Nuk lejoj askën të më ulë mua vlerat, duke thënë që X person është arsyeja përse unë po ngrihem. Për aq respekt sa kemi për njëri-tjetrin, duhet të themi se të gjithë bashkë e kemi faktorizuar njëri-tjetrin. Nuk është merita e askujt 100 përqind, por e të gjithëve ne. E vlerësoj për aq kohë sa më ka ndenjur pranë kur kam qenë e mërzitur. Kush është Luizi të më tregoi mua se kush është më e mira për mua? Nuk lejoj askënd, aq më tepër Luizin të tregoi antivlerat e mia, apo të më nënvlerësoi mua. Nuk ia lejoj fare këtë gjë dhe e gënjen mendja që të bëjë me mua lojën që ka bërë me Armaldon apo me Kristin. Me mua i ka prerë marrëdhëniet edhe jashtë, nuk dua të kem të bëj fare me këtë person.

Luiz: Gjatë qëndrimit të saj jashtë e ka treguar që ka shrytëzuar situtën time me Kiarën dhe ka ardhur këtu, duke treguar se situatat i ka bërë për të mirën time. Këto situata, i kanë shërbyer për të shkuar deri në finale.

Dea: Si pretendon të dalësh fituese, duke i thënë kësaj vajze se është turp ta ketë dikush në krah?

Efi: Unë jam e lumtur për këtë që jam. Faleminderit Luiz që po ul veten dita-ditës.

Luiz: Ky është mendimi im dhe nuk kam përse e ndryshoj.

Efi: Je shumë pranë për ta kapur kupën, përqëndrohu. Po ul veten tënde dita ditës. Të paktën, kërko falje. Unë të paktën e pranoj që kam 500 llojë gabimesh dhe kërkoj falje. Ti vazhdon dhe vazhdon me ofendimet.

Luiz: E di një Shqipëri e tërë se çfarë ke bërë ti. Ka shfrytëzuar situatat e mia dhe Kiarës për të qenë në qendër të vëmendjes. I ka përdorur jashtë, për interesin e vet.

Go to TOP