Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, vetëdorëzohet autori i dyshuar
Autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit me inicialet S. T në Tiranë më 18 prill, është vetëdorëzuar në polici këtë të enjte. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se 18-vjeçari me inicialet A. H u vetëdorëzua falë negociatave të vazhdueshme me familjarët.
Kujtojmë se ngjarja u regjistrua pak pas mesnate në rrugën “Skënder Sallaku”, ku në bashkëpunim me një bashkëmoshatar, 18-vjeçari goditi me thikë 20-vjeçarin, i cili për pasojë ndërroi jetë. Disa orë pas ngjarjes, Policia mundi të arrestojë 18-vjeçarin me inicialet E. M..
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
