Ejupi uron Kastriot Tushën për ditëlindje, premton vazhdimin e mbështetjes për artin dhe kulturën
Afaristi i njohur Remzi Ejupi, ka uruar ditëlindjen e tenorit të njohur shqiptar, Kastriot Tusha.
Ejupi fillimisht e ka falenderuar Tenorin për ftesën që ia ka bërë në koncertin e organizuar me rastin e ditëlindjes, ku pjesëmarrës ishin edhe shumë artistë të tjerë shqiptar.
“Urime ditëlindja miku im Kastriot Tusha. Isha i nderuar me ftesën për ditëlindjen e tenorit Kastriot Tusha, ku bashkë me shumë miq festuam ditëlindjen e tij në një koncert ku morën pjesë edhe artistë të tjerë të dëshmuar si Ilir Shaqiri, Çun Lajçi, Afrim Muçiqi, Manjolla Nallbani, Selami Kolonja, e shumë të tjerë”, ka shkruar Ejupi.
Ai është shprehur i lumtur që ka mbështetur zhvillimin e artit dhe kulturës në trojet shqiptare, ndërsa ka premtuar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tutje.
Ejupit me këtë rast i është ndarë një mirënjohje nga Kastiot Tusha për gjithë mbështetjen e pakursyer ndaj tij.
“Jam shumë i lumtur që si Remzi, jam përkujdesur duke mbështetur vazhdimisht zhvillimin e artit dhe kulturës, duke përfshirë edhe tenorin Kastriot Tusha, nga i cili mora mirënjohje, për çka edhe dua ta falënderoj.Duke i uruar edhe shumë vite të tjera, do ta vazhdojë të mbështes punën artistike të Kastiot Tushës dhe zhvillimin e kulturës dhe artit në përgjithësi në trevat shqiptare.Urime!”, ka shkruar ai.
