Katër të vdekur si pasojë e të shtënave në një festë ditëlindjeje në Alabama

Të paktën katër persona janë vrarë, si pasojë e të shtënave masive me armë zjarri në shtetin amerikan të Alabamës.

Disa persona janë plagosur, pas incidentit që ka ndodhur në festën e një ditëlindjeje.

Të shtënat kanë ndodhur në orën 22:30 me orën lokale, të shtunën, në qytetin Dadevill.

“Këtë mëngjes, ndaj dhimbjen me njerëzit e Dadevillit, dhe banorëve të dashur të Alabamës”, ka thënë guvernatorja shtetërore, Kay Ivey.

Go to TOP