14 maji, Berisha dhe Meta hapin zyrtarisht fushatën më 15 prill
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i krijuar midis kreut të grupit të “Rithemelimit” të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe drejtuesit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale më 15 prill në orën 12:00.
Në njoftimin e bërë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” , theksohet se fushata për zgjedhjet vendore do të nisë në mesditën e 15 prillit.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka zgjedhur stadiumin “Air Albania”, aty ku edhe Berisha zhvilloi Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike prej nga doli edhe grupi i “Rithemelimit”.
“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
