Sulmuesi legjendar i Benfica-s përplaset me automjet, ngjarja ndodhi një ditë pasi realizoi 4 gola

Sulmuesi legjendar i Benfica-s dhe i kombëtares së Paraguajit, Oscar Cardozo, ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik.

Cardozo pësoi një aksident të rëndë në vendlindjen e tij në Paraguaj, në të cilin shkatërroi plotësisht Toyotën e tij të re, duke goditur një Mercedes dhe më pas një shtyllë dritash.

Mediat paraguajane raportojnë se sulmuesi i famshëm u përplas me një automjet tjetër në lagjen Jara të Asuncion, kryeqyteti i Paraguajit. Për t’i bërë gjërat edhe më keq për sulmuesin me përvojë, ai po drejtonte një makinë të pa regjistruar.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Ngjarja ka ndodhur të hënën në orën 17:45.

Tingëllon e pabesueshme që aksidenti ndodhi 24 orë pasi ai shënoi katër gola në fitoren 5-0 të Club Libertad ndaj Cerro Porten.

Cardozo u kthye në atdheun e tij në vitin 2017. Para kësaj, ai kishte arritur statusin e një prej legjendave më të mëdha të Benfica-s në epokën moderne, duke shënuar 172 gola për “Shqiponjat” nga Lisbona.

Përveç Benfikës, për të cilën luajti për shtatë vite, ai luajti edhe për Olimpiakos dhe Trabzon në Evropë.

Go to TOP