VIDEO/ Shikoni reagimin gjenial të Messit pasi u vërshëllye nga tifozët e PSG-së

Në rrjetet sociale është publikuar reagimi i Lionel Messit për momentet kur fansat e tij e kanë vërshëllyer mbrëmjen e djeshme.

Messi është kritikuar prej javësh nga tifozët e Paris Saint Germain për shkak të asaj që ata besojnë se është mungesa e motivimit gjatë kohës që është në fushë me fanellën e klubit të tyre, edhe pse paguhet shumë për këtë.

Rezultatet e tij nuk janë aq të mira sa ato që na mësoi në Barcelonë dhe Argjentinë dhe mbështetësit e klubit parizian e konsiderojnë atë si fajtorin kryesor për eliminimin nga Liga e Kampionëve kundër Bayernit.

Ndaj, ai thuajse në çdo ndeshje, kur spikeri zyrtar thotë emrin e tij, vërshëllehet dhe kështu ka qenë edhe mbrëmë para derbit me Lionin. Këtë herë bilbilat ishin edhe më dominuese se zakonisht.
Njëri pas tjetrit, Kylian Mbappe dhe Messi ishin në altoparlantin e spikerit. Teksa sulmuesi francez u prit  me ovacione të mëdha, Messi u shoqërua me vërshëllima.

Kamerat kapën Messin në momentin kur po vërshëllehej. Si një zotëri i vërtetë, ai vetëm qeshi së bashku me Mbappe, duke aluduar për ovacionet që mori shoku i tij i skuadrës.

Gazetari spanjoll Dani Gil, i cili ishte i pranishëm në ndeshjen e mbrëmshme, ka regjistruar reagimin e tifozëve të PSG-së, por edhe përgjigjen prej një zotërie të Messit. Ai ka theksuar se këto vërshëllima vetëm sa i intensifikojnë thashethemet për rikthimin e tij në Barcelonë.

Go to TOP