Rama: Britania ka vënë në dispozicion 4 mld euro për projektet strategjike
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtorin ekzekutiv të “UK Export Finance”, Tim Reid. Në këtë takim është diskutuar mbi investimet strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri për të cilat ajo do të vendosë në dispozicion 4 miliardë euro.
“Londër – Takim me drejtorin ekzekutiv të “UK Export Finance”, Tim Reid, ku diskutuam mbi volumin 4 miliardë € që Mbretëria e Bashkuar ka vënë në dispozicion të projekteve strategjike të Shqipërisë🇦🇱”, shkruan kryeministri Rama në Facebook, shoqëruar me fotot e takimit me drejtorin ekzekutiv të “UK Export Finance”, Tim Reid”, ka shkruar ai.
