Gashi pas rrëzimit të ligjit për KPK-në: Vendim i pritur, përgjegjësia është e Kurtit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se vendimi i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, ishte i pritshëm.
Ai ka thënë kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij, ishin paralajmëruar se po bënin shkelje të rëndë kushtetuese.
“Është një vendim i pritur, e kemi paralajmëruar qeverinë dhe kryeministrin Kurti se janë duke bërë shkelje të rëndë kushtetuese”, ka thënë Gashi në një përgjigje.
Por, sipas Gashit, ka edhe të tjera shkelje të kësaj qeverie, të cilat do të dalin së shpejti.
