Nebihu demanton deklaratat, publikon fotografitë me Stresin: Arkimedi ishte dje në Kullën tonë
Nebih Geci ka demantuar deklaratat të bëra sonte në Klan Kosova, ku Stresit iu tha se fotografitë e bëra në Kullën e Vëllezërve Geci janë kohë më parë.
Geci përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar edhe një fotografi e cila është realizuar ditën e djeshme në orën 17:27 minuta.
Geci tutje ka sqaruar edhe lidhjen e tyre me familjen e Stersit.
Kjo lidhje daton qysh nga viti 1992.
Postimi i plotë:
Tani i dëgjova në Klan Kosova që fituesit të Big Brother Vip Kosova STRESIT iu tha që foto në familjen tonë është bërë moti, kjo nuk është e vërtetë vizita e Stresit ishte dje. Një sqarim për opinionin që babai i Stresit është mik i familjes sonë që nga viti 1992 ashtu si e theksoi edhe vet ai, që nga aksioni i parë i vëllaut tonë Ganiut kundër forcave policore Serbe, dhe pas atij aksioni ne ikem për në Shqipëri për të u strehuar dhe vëllau yne Halili kishte kontakte me njerëzit e Dr.Salih Berishës e ai ishte babai i Stresit, që nga atëherë jemi miq me familjen e Stresit dhe miqësia jonë vazhdonte edhe gjatë luftës dhe pas luftës dhe do të vazhdoj gjithmonë.
Arkimed Sali Lushaj (Stresi) është një djalë i rritur në traditat tona shqiptare dhe rrjedh nga një familje me bagazh historik kombëtar, dhe kontributi i familjes së tij ishte shumë i madhë në historinë tonë shqiptare në shekuj.
Kjo foto është shkrepur dje në ora 17:27 minuta në Kullën tonë në LLaushë.
Urime Stresit për fitorën, ne ishim përkrahës të fuqishëm të tij.
Miku i mirë, në ditë të vështirë!
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1586845025159080&set=a.116699792173618

