“7 Shtatori” drejt përfundimit – Komuna e Prishtinës po sjell një shkollë moderne për arsimin profesional

Shkolla e mesme e lartë “7 Shtatori” është drejt finalizimit dhe po ndërtohet si një nga qendrat më moderne për arsimin profesional në fushat e Tregtisë, Hotelerisë dhe Turizmit. Kjo shkollë do t’i përgatisë të rinjtë për tregun e punës duke ofruar kushte bashkëkohore për mësim dhe praktikë profesionale.

🔹 16 klasa të pajisura me standarde moderne

🔹 Kabinete teknologjie dhe hapësira praktike

🔹 Sallë sportive dhe ambient i dedikuar për gastronomi

🔹 Hapësira për hoteleri, turizëm dhe organizim eventesh

Ky investim nga Komuna e Prishtinës synon rritjen e cilësisë së arsimit profesional, krijimin e mundësive për punësim dhe përkrahjen e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm për Kryeqytetin.

Një hap i madh për të ardhmen e të rinjve të Prishtinës dhe për pozicionimin e qytetit si qendër e arsimit dhe përgatitjes profesionale!. /Kosova.info/


Go to TOP