60% e qytetarëve thonë se politikanët janë të pandëshkueshëm

Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencë për medie “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”.

Aty janë shpalosur të gjetura nga Botimi i Shtatë i Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë.

Arbrësha Loxha, drejtoreshë ekzekutive e GLSP-së, tha se 60% e qytetarëve mendojnë se politikanët kanë më pak pasë gjasa që të dënohen, duke i konsideruar të pandëshkueshëm.

Përderisa 64.2% thonë se thonë se gjykata e prokuroritë janë të ndikuara nga politika, përderisa policia shihet më pak e ndikuar.

Ajo ka sqaruar se 75.5% e qytetarëve janë të gatshëm që ta raportojnë korrupsionin, përderisa vetëm 2% mendojnë se merren masa disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“60% e qytetarëve thonë se politikanë kanë më pak gjasa të dënohen me ligji. 64.2% i besojnë se gjykatat dhe prokuroritë janë të ndikuar nga politika, Policia vlerësohet më pak e ndikuar nga politika. 64.6% thonë se subjekt i mitëmarrjes janë gjykata dhe prokuroria”.

“Policia vlerësohet me 38.2% si më efketive në luftën kundër korrupsionit, 8.2% dhe 9% prokuroritë dhe gjykatat. Përderisa 75.5% e qytetarëve janë të gatshëm ta raportojnë korrupsionin. 23.3% nuk e kishin lajmëruar korrupsionin. 2% mendojnë se merren masa disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha ajo.

Ajo ka sqaruar se indeksi gjithashtu trajton të dhënat mbi punën e prokurorisë dhe gjyqësorit për periudhën 2013-2020, përmes vlerësimit të performancës, ngarkesës, efikasiteti dhe buxhetit që ndahet ndër vite për këto dy institucione bartëse të sigurimit të një shteti të së drejtës në Kosovë.

“PSRK ka zgjedhur numër më të madh të rasteve se sa që ka pranua, më pas Dhoma e Posaçme e Supremes, kurse gjykatat themelore mbesin më të dobëta. KPK-së i janë ndarë buxhet 15 milionë euro, kurse KGjK-së 29.3 milionë euro”.

Njomza Arifi nga GLSP tha se tha se 51% e qytetarëve nuk kanë vërejtur ndryshime në sistemin e sundimit të ligjit në vend.

“37.3% mendojë që ka pasur ndryshime në sektorin e drejtësisë. 51.5% nuk kanë vërejtur ndryshime në sundim të ligjit”.

“Indeksi i Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë (RoLPIK), është mekanizëm monitorimi i hartuar për vlerësimin e punës së institucioneve me fokus të veçantë në sistemin e drejtësisë”.

“Përgjatë viteve, RoLPIK ka ofruar të dhëna mbi perceptimet e qytetarëve mbi këto institucione si dhe të dhëna strukturore mbi punën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial”.

Go to TOP