6 fakultete të UP-së kontribuuan në projektin për restaurimin e TKK-së

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se gjashtë fakultete të UP-së kanë kontribuuar në hartimin e projektit për restaurimin/rinovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Projekti për restaurimin/rinovimin e tërësishëm të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës u hartua nga profesionistë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Përveç restaurimit/rinovimit që do të bëhet, projekti parasheh edhe hapësira të reja dhe kushte të dinjitetshme për aktorët dhe stafin, në veçanti për publikun e gjerë.

Projekti tashmë ka marrë pëlqimin përfundimtar nga Komisioni i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve.

“Stafi i UP-së është vazhdimisht i angazhuar dhe mbetet i përkushtuar për të kontribuar me ekspertizën e tyre në interes publik”, ka njoftuar UP-ja. /Kosova.info/

Go to TOP