36-vjeçari aksidentohet për vdekje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një 36-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Bëhet fjalë për një aksident trafiku që ka ndodhur në orën 03:00 ku ka qenë e përfshirë një veturë, derisa përveç burrit që ka përfunduar me fatalitet edhe një person tjetër ka pësuar lëndime.

“Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e A.Q. mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka konfirmuar për KlanKosova.tv, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari  i dytë  është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Go to TOP