36 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në QKUK dhe spitale

14 pacientë me coronavirus janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ndërkaq në trajtim mjekësor janë edhe 22 pacientë të tjerë post-COVID19.

Me oksigjeno-terapi janë 20 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen katër pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 23 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë. 

Go to TOP