24 vjeçari që u ther me thikë mbrëmë në Gjilan në gjendje të rëndë, drejtori i Emergjencë jep detaje
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjilanit konkretisht në rrugën “Isa Boletini”, ku një person u ther me thikë.
Personi i lënduar u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit dhe më pas u transferua në QKUK për ekzaminim të mëtutjeshëm.
Për këtë lajmi ka kontaktuar me drejtorin e Emergjencës Naser Syla, i cili tha se gjendja e 24-vjeçarit është e rëndë, ku pas trajtimit në Qendrën Emergjente, është transferuar në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.
“Po është trajtu në Qendrën Emergjente dhe më pas është transferu në MIQ për tretman të mëtutjeshëm, pasi gjendja ishte e rëndë”, ka thënë Syla.
Ndërkaq i dyshuari për therjen e 24-vjeçarit ende mbetet në arrati, derisa policia vijon kërkimin e tij.