Vritet 25-vjeçari shqiptar në Britani – arrestohen pesë persona

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë në Britani mëngjesin e 4 dhjetorit, ndërsa sot bërë i ditur nga policia britanike identiteti i viktimës.

Ai është Xhovan Pepaj 25 vjeç, i cili u gjet i vdekur brenda banesës rreth orës 03:15 të së shtunës në zonën e Tunbridge Wells.

Policia angleze thotë se 25-vjeçari ishte masakruar me thika.

Ai kishte mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe iu dha ndihma mjekësore, por nuk mundi të mbijetonte, raporton portali britanik “Kent Live”.

Shtatë persona janë arrestuar nga policia për vrasjen e shqiptarit, 5 prej të cilëve janë akuzuar zyrtarisht.

Policia angleze thotë se ka njoftuar familjarët e 25-vjeçarit Pepaj.

Autoritetet britanike janë duke hetuar ende ngjarjen për të zbardhur tërësisht dinamikën dhe shkaqet.

Go to TOP