Ushtria turke trajnon ushtarët e FSK-së

Pjesëtarët e FSK-së, të Regjimentit të Dytë të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), kanë përfunduar trajnimin dhjetëjavor “Komando dhe Bjeshkatari”, i realizuar në zonën e Istogut dhe të Mitrovicës, me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe urbane.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook.

Në njoftim thuhet se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në vazhdimësi ndjekin trajnime të tilla të realizuara nga instruktorët e ushtrisë turke, me qëllim të avancimit dhe ngritjes së aftësive taktike për pjesëtarët e KFT-së.

Go to TOP