Pamje: Rusia provokon përsëri, mban ushtrime me tanke afër Ukrainës

Rusia po vazhdon të nxisë tensione. Forcat ruse kanë mbajtur ushtrime me tanke e armatim të vërtetë, ku u përfshinë më shumë se 1.000 trupa, në një rajon afër kufirit me Ukrainën.

Ushtrimet më të reja po mbahen në kohën e tensioneve të larta mes Moskës e Perëndimit. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e kanë paralajmëruar Rusinë për pasoja serioze, nëse e pushton Ukrainën.

Kremlini njoftoi të mërkurën se presidenti rus, Vladimir Putin, për mërkurën do të zhvillojë samit virtual me homologun kinez, Xi Jinping, për të diskutuar rreth tensioneve në Evropë dhe retorikës, siç  tha, agresive të ShBA-së e NATO-s.

Në video shihen ushtrime të distriktit jugor të ushtrisë ruse në rajonin Rostov.

More than 100 crews of BMP-3 infantry fighting vehicles equipped with 100-mm guns performed exercises of live firing from short stops and in motion at distances up to 1,000 metres, according to the Russians

Të hënën, kryeministri britanik, Boris Johnson, e paralajmëroi presidentin rus përmes një bisede elektronike për shqetësimin e tij të thellë rreth grumbullimit të trupave ruse afër Ukrainës dhe i tha se pasoja serioze do të pasojnë në rast të pushtimit.

Go to TOP