12 milionë € shpenzohen për dy muaj për importin e energjisë

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka raportuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në lidhje me furnizimin e vendit me energji elektrike si dhe për funksionimin e ndërmarrjeve publike.

Ajo tha se 12 milionë euro ishin paraparë që të shpenzohen gjatë tërë vitit për importin e energjisë elektrike, përderisa këto mjete janë shpenzuar veç në nëntor dhe janë planifikuar për dhjetor.

Sipas saj, çmimet e importit janë pesëfish më të larta.

ZRrE ka hapur kërkesën e shqyrtimit të jashtëzakonshme të tarifave në përputhje me obligimet ligjore duke qenë se shpenzimet e operatorëve janë shumë më të larta sesa ka qenë e parashikuar. Shpenzimet e importit kanë arritur në 12 milionë për periudhën nëntor-dhjetor, teksa ka qenë e paraparë që për tërë vitin të shpenzohen jo më shumë se 12 milionë për import”, tha ajo.

“Aktualisht energjia elektrike gjatë ditës shitet me çmimin prej 7 cent për kilovat, përderisa çmimet e importit janë minimalisht pesëfish më të larta dhe është çështje kohe derisa një kompania do të mundet që ta përballojë këtë. Probleme kemi edhe nga ana e KOSST-it për shkak që nuk janë kryer pagesat nga ana e KEDS-it dhe KEK-ut për tarifat dhe për blerjen e energjisë nga ana e KOSST-it me çmime të larta par shërbime të balancimit të sistemit”, tha ajo.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, kërkoi të di nëse do të ketë ngritje të çmimit të energjisë.

A mund të garantoni se nuk mund të ketë rritje të çmimit të energjisë në Kosovë. Kemi miliona euro humbje nga mos pagesa e faturave të energjisë. Keni premtuar se pas gjashtë muajve, keni thënë se do të fillojë pjesa e veriut të paguaj”, pyeti Lekaj.

Go to TOP