Nushi i PSD-së i çon mesazh privat Kurtit për të votuar në referendum
Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, i ka shkruar mesazh privat dhe e-mail zyrtar kryeministrit të Kurtit që ky i fundit të marrë pjesë në aktivitetin që kjo parti do ta organizojë, që ka të bëjë me “organizimin e referendumit ku do të votohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”.
Sipas Nushit, kjo kërkesë ndaj Kurtit vjen pasi kreu i qeverisë ka shpallur prej kohësh vullnetin politik për bashkim kombëtar, dhe se fundmi këtë çështje e ka riaktualizuar me deklaratat e tij.
“Nesër, në ora 13:00, kabina dhe kutia e votimit do të jenë në sheshin Skenderbeu, pranë zyreve të kryeministrisë, në mënyrë që t’ua bëjmë më të lehtë votimin sepse e kemi parasysh që ju i keni 700 punë. Ju sigurojmë që referendumi është demokratik dhe paqësor. Shihemi në shesh”, thuhet në emailin zyrtar dhe në mesazhin privat të Nushit drejtuar kryeministrit Kurti, .
Kujtojmë se para pak ditësh, kreu i qeverisë tha se në një referendum paqësor e demokratik, ai do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
