218 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme në vend, ka shqiptuar 218 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1157 tiketa trafiku, derisa ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 28 aksidente trafiku me të lënduar dhe 34 aksidente trafiku me dëme materiale.

Go to TOP