“Zotëriu i Parë” e fshin statusin ku me agresivitet i vërsulej mediave duke i quajtur “kriminale”

Burri i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, siç duket i ka rënë pishman për statusin e mbrëmshëm ku i vërsulej rëndë mediave të cilat i quante “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

Pas reagimeve të shumta publike, Sadriu, i cili është edhe diplomat edhe ushtar, e ka fshirë statusin nga profili i tij në Facebook.

Por Sadriu nuk mund ta heq ndikimin që pati statusi i tij skandaloz, pasi që i njëjti tashmë vetëm ka marrë bujë.

Shprehja e përdorur “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale”, është term i njëjtë me të cilin Prokuroria e Speciales i referohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo përdoret si formë përgjegjësie në drejtësinë penale ndërkombëtare.

E kjo nuk është hera e para që Prindon Sadriu shfaqet agresiv me komentet e tij në Facebook.

Ai rëndom sulmon kundërshtarët politik të presidentes Osmani, merret me mediat, si dhe jep mendime e konstatime politike.

Go to TOP