Zbrapset Durmishi: Çmimi i biletave kthehet siç ka qenë

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar zëvendësministri, Hysen Durmishi, ku ka shkruar se çmimi i biletave për kategoritë e veçanta do të jetë i njëjtë si para rritjes së çmimeve.

Mes tjerash ka përmendur edhe faktin se Shoqata e Autobusëve e ka tërhekur padinë ndaj ministrisë dhe se efekti është arritur sa i përket ekulibrimit të çmimeve.

Postimi i plotë:

Sot, me Shoqatën e Transportit Rrugor, u dakorduam se çmimet e biletave për kategoritë e veçanta, sipas vendimit të javës së kaluar, do të kthehen në gjendjen siç kanë qenë para fillimit të rritjes së çmimeve.

Çmimet për këto kategori të veçanta të shoqërisë nuk do të rriten edhe nëse do të ketë rritje të çmimit të naftës dhe derivateve të saj.

Çmimet po kthehen aty ku ishin prandaj edhe ne po e shfuqizojmë vendimin sepse tashmë është arritur efekti ndërsa shoqata e tërheq padinë.

Go to TOP