Kurti: Pensionet, rrogat dhe ekonomia do të rriten qëndrueshëm

Në një tubim në Obiliq, Lëvizja Vetëvendosje! ftoi qytetarët t’i bashkohen fushatës për numrin 118 në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kandidati Halil Thaçi vlerësoi arritjet në punësim, zhvillim dhe sovranitet, ndërsa ministrja Albulena Haxhiu theksoi mbështetjen e gjerë që po merr VV në gjithë Kosovën.

Kryeministri Albin Kurti nënvizoi investimet në KEK dhe punësimet e reja, me fokus te gratë e vajzat në sektorin e energjisë.

Ai bëri thirrje për angazhim të gjithanshëm për një fitore të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/


Go to TOP