Vije edhe dorëheqja e tretë nga rasti në Tetovë, Drejtori Ekonomik i Spitalit lëshon pozitën

Drejtori Ekonomik i Spitalit te Tetovës, Artan Etemi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, pas rastit tragjik të shpërthimit të zjarrit në Spitalin e Tetovës.

“Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral”, ka shkruar Etemi.

“Qëndroj besnik në parimin se organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar ndërkombëtar do zbulojnë arsyen e vërtetë se si erdhi deri te tragjedia që ndodhi në qendrën modulare dhe që theu zemrat tona”.

Go to TOP