Vetëvendosja në Prishtinë zyrtarizon Arben Vitinë si kandidat për kryetar

Qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë me shumicë votash ka votuar që Arben Vitia të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Në njoftimin e degës së Vetëvendosjes në kryeqytet thuhet se në bazë të statutit të partisë delegatët kanë votuar edhe gjysmën e kandidatëve për asamble të komunës së Prishtinës, derisa lista e plotë do të publikohet javën tjetër.

“Dje pasdite, është mbledhur Këshilli i Qendrës së Prishtinës, për të votuar kandidatin për Kryetar të Prishtinës nga radhët tona dhe kandidatët për asamblenë komunale. Në një proces demokratik e të mirë menaxhuar në aspektin e respektimit të masave anti-covid, delegatët nga pikat tona në fshatra e qytet, kanë votuar me shumicë votash kryetarin e Qendrës sonë, Arben Vitia, si kandidat për kryetar të Prishtinës. Në bazë të statutit tonë, delegatët votuan edhe gjysmën e kandidatëve për asamble në listën tonë, listë e cila e plotë do të publikohet në fillim të javës”, thuhet në njoftim.

Go to TOP