Vdes në moshën 49-vjeçare, nënoficeri i FSK-së Besim Bajraktari

Pas një sëmundjeje të rëndë, sot ka ndërruar jetë, në moshën 49-vjeçare, nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Besim Bajraktari.

Lajmin e ka bërë të ditur FSK-ja përmes një njoftimi në Facebook.

Bajraktari kishte shkuar për shërim në Francë, ku edhe ndërroi jetë.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes se ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshteri i parë Besim Bajraktari, pas një sëmundjeje të  rëndë, sot në Republikën e Francës, ku ishte për shërim”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

“Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë personelit ushtarak e civil të FSK-së. Ndërsa për ceremoninë e homazheve dhe varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Go to TOP