Valon Syla i komenton deputetit të VV-së: Ke jetuar në depresion, s’ke pasur as profesion e thua “kam hjek 20 vjet”

Gazetari Valon Syla ka komentuar në një lajm ku deputeti i VV-së, Artan Abrashi, thotë se 20-vjetëshin do ta përmendin për katër vitet e ardhshme.

“Kemi me ua përmend 20-vjetëshin për 4 vjetët e lumë” – ishte kjo deklaratë e Artan Abrashit që nxiti Valon Sylën të komentojë në këtë lajm.

Syla tha se Abrashi duhet ta përmendë edhe se ka jetuar në Prizren në depresion sepse s’ka pasur as zanat as profesion. Sipas Sylës, Abrashi ka shitur kopalla, e tash kur vije koha për të punuar, Abrashi thotë “kam hjek 20 vjet”

Syla gjithashtu tha se paaftësia gjen gjithmonë fajtorë.

“Le ta përmend se 20 vjet ka qenë pa punë ky. Ka jetu me nënë në Prizren në depresion se s’ka pasur as zanat, as profesion, por ka shit kopalla… edhe naj ditë. Tash kur vjen koha me punu, ky thotë kam hjek 20 vjet. Paaftësia, gjen gjithmonë fajtorë. Apo jo?”, shkruan Syla.

Go to TOP