Ukraina: Përparimi i ushtrisë ruse është ngadalësuar

Ushtria e Ukrainës doli me informacionet e fundit mbi pushtimin rus, duke thënë se “armiku po vazhdon operacionin sulmues, por ritmi i përparimit të trupave të tij është ngadalësuar ndjeshëm”.

Në ditën e 13-të të sulmit rus, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se trupat ukrainase po vazhdojnë të mbrohen në sektorët jugorë, lindorë dhe veriorë dhe se kryeqyteti Kiev dhe qyteti verior Çernihivit janë ende në duart e Ukrainës.

Ajo shtoi se mbrojtja ajrore e Ukrainës po i zmbraps me sukses sulmet raketore dhe ajrore.

“Pushtuesit janë të demoralizuar dhe shkelin gjithnjë e më shumë rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare për konfliktin ushtarak”, tha ushtria e Ukrainës.

REL nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.


Go to TOP