Ukraina paditë Rusinë në Hagë

Ukraina është duke tentuar në çdo mënyrë ta ndalë agresionin rus, i cili po vazhdon tash e sa ditë. Pjesë e këtyre tentimeve është edhe ideja e fundit, që Ukraina ta padisë Rusinë në Hagë.

Ukraina i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare që të ndërhyjë menjëherë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se vendi i tij ka paraqitur një ankesë kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe po kërkon nga paneli i saj i gjyqtarëve që të urdhërojë ndalimin e pushtimit nga ana e Moskës, raporton BBC.

GJND-ja, e cila ka selinë në Hagë, është gjykata më e lartë e OKB-së dhe vendos nëse një shtet ka shkelur apo jo ligjin ndërkombëtar.

Gjykata nuk mund të ngrejë kallëzime penale kundër krerëve individualë të shtetit.


Go to TOP