Trust-i e mbylli vitin më 2 miliard e 353 milionë euro nën menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) e ka mbyllur vitin më shumë rekorde të parave të kthyera nga investimet.

Trust-i e ka mbyllur vitin 2021 më 2,353,174,911 euro nën menaxhim.

Viti 2020 ishte përmbyllur më 1,988,073,030 euro nën manexhim.

Një shumë e vogël e parave në vitin 2021 kanë qenë të pa investuara, ndërsa mbi 500 milionë kanë qenë të investuara në Kosovë, dhe pjesa tjetër e investimeve kanë qenë jashtë shtetit në organizatat e ndryshme financiare.

Qe nga themelimi i Trust janë 752,523 llogari të hapura. Aktive janë 419,544.

Go to TOP