Trump si Bideni: Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i është bashkuar presidentit aktual, Joseph Biden, i cili e quajti gjenocid ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë.

Në Fox News, Trump kritikoi Bidenin për politikën që po e udhëheq, të cilën ai e vlerësoi se po e dërgon drejt një inflacioni të lartë.

“Tani më lejoni të shtojë disa fjalë rreth asaj që po ndodh në Ukrainë. Është gjenocid”, tha shkurtimit ai.

Deklarata e Trumpit erdhi një ditë pasi Biden akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për gjenocid.

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar të dërgojnë trupa në Ukrainë dhe të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi vend, por po shtojnë ndihmën ushtarake për Kievin. 

Go to TOP