Trafik droge me Habilajt e Vlorës, dorëzohet ish-shefi i Krimeve, Gjergji Kohila

Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës ish-shefi i krimeve dhe kundër narkotikës në Policinë e Vlorës, Gjergji Kohila. 

Ndaj tij Prokuroria lëshoi kishte lëshuar në nëntor të 2017 urdhër-arresti, pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e lëndëve narkotike.

Kohila, para se emërohej në detyrën e rëndësishme në Vlorë, ka qenë efektiv policie në Sarandë.

Ka qenë ora 20:00 e mbrëmjes së kësaj të mërkurë kur Kohila i është drejtuar ambienteve të DVP Tiranë, i shoqëruar nga avokati i tij. Ndërkohë Policia njoftoi se u ekzekutua menjëherë masa e gjykatës ndaj tij nga oficerët e narkotikëve në DVP Tiranë.

Jo shumë kohë më parë GJKKO e ka dënuar me 8-vite burg ish- drejtuesin e policisë Vlorë, Gjergji Kohila, si të përfshirë në trafikun e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.

Gjykata e Posaçme e dënoi Kohilën me 12-vite burg, por në zbatim të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë 8 vite heqje lire.

Urdhërarrestet për Jaeld Çelën dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të Policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode u lëshuan në nëntor të vitit 2017, si të përfshirë në dosjen Habilaj, ku implikohet dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.


Go to TOP